fbpx

Atentati/ Artan Hoxha: Prokurori po bisedonte në makinë për “zbatimin e…”

muharremi-dhe-ndoja-770x434.jpg

Prokurori Arjan Ndoj mbeti i plagosur ditën e sotme gjatë një atentati mafioz në Mabikalimin e Shkozetit në Durrës. Së bashku me të, u plagosën dhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në makinën e tij.

Ata janë identifikuar si Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi. Ky i fundit është akuzuar 3 vite më parë për dhunimin e biznesmenit amerikano-libanez Faadi Mitri, për çështje pronash në Gjirin e Lalzit.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar gazetari Artan Hoxha,i cili me nota ironie është shprehur se prokurori Ndoji ka qenë duke biseduar për “zbatimin e ligjit” së bashku me Landi Muharremin, i cili njihet ndryshe dhe si i “forti i Shijakut”.

Duke iu referuar ngjarjes, Hoxha shkruan në rrjetet sociale se prokurorit dhe  Muharremit një breshëri automatiku te kryqëzimi i Shkozetit ua bëri të qartë, se ligjin në këtë vend, ende vazhdon ta bëjë kallashnikovi.

Postimi i plotë: “Me “siguri” prokurori ne detyre dhe Landi Muharremi, do kene qene duke biseduar per “zbatimin e ligjit”, … deri sa nje bresheri automatiku te kryqezimi i Shkozetit ua beri te qarte, se ligjin ne këtë vend, ende vazhdon ta beje kallashnikovi…. gjithsesi urojme te shpetojne pa pasoja dhe te na tregojne kush ua beri atentatin edhe pse ata “nuk kane patur konflikt me askend tjeter”…

Advertisement

Mediat raportojne se “policia eshte vene ne ndjekje te makines se autoreve te krimit”!!!!

Si “procedure” pas ngjarjeve te tilla duhet njoftuar sherbimi zjarrefikes qe te jete ne gatishmeri te larte se ne zonen rrotull vendngjarjes do te shfaqen shume shpejt flaket e nje zjarri qe do djeg makinen dhe armet e krimit…

Si ishte ajo parrulla e Ndrek Luces te filmi “Detyre e posacme”?!!!!

“Kush ma ka cakmakun”!!!!

Me duket se i ka ardhur koha serish?!!!”, shkruan Hoxha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303