Atentati me një të vdekur në Tepelenë, gjendet prova që mund të zgjidhë çështjen

Një tjetër zhvillim i fortë është mësuar në lidhjen me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme. Makina e llojit “Benz”, që përdorën autorët e atentatit të një nate më parë, ku u v.r.a Artur Bresha dhe u pl.ag.os Artan Bresha (vëllezër), është gjetur në afërsi të fshatit Bënçë të Tepelenës.

Makina është gjetur shumë pranë vendit ku ndodhi dhe kr.i.mi dhe autorët kanë tentuar ta hedhin në lumë për të zhdukur provat.

Arsyet që i ka penguar atentatorët ta hidhnin në lumë nuk dihen ende, por ekspertiza pritet që nga këqyrja e makinës të zbulojë të dhëna mbi ta.