2 javë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Londrën, ku u vra me armë zjarri Flamur Beqiri, ka ardhur dhe reagimi i motrës së tij, Misse Beqiri.
I dashuri i saj Jake Hall ka thyer heshtjen dhe ka publikuar në Instagram disa foto, ku shfaqen ai, Misse Beqiri dhe vajza e tyre 2 vjeç në plazh.
“Mbani kokën lart dhe vazhdoni të buzëqeshni”, është mesazhi që ai ka ndarë në rrjetin social krahas tre fotove të publikuara.
Siç dhe duket Misse Beqiri shfaqet me një buzëqeshje të sforcuar për hir të vajzës së saj, edhe pse dhimbja është e madhe për humbjen e vëllait.
Advertisement