Atentati ndaj makinës së prokurorit Ndoji, SPAK merr në dorë çështjen

Një tjetër çështje e rëndësishme duket se është marrë në dorë nga SPAK dhe pritet të ketë zhvillime të rëndësishme. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka shtrirë hetimet jashtë vendit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja tek Ura e Shkozetit në nëntor  të 2019-ës.

SPAK ka kërkuar të dhëna për disa të dyshuar mbi krimin në një shtet të BE. Prokuroria në letër-porosinë e dërguar në adresë të një prej vendeve të Bashkimit Europian ka kërkuar informacion për disa persona me rekorde kriminale, që dyshohet të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me atentatin e prokurorit.

Redjan Rraja është i arrestuari i vetëm i këtij atentati. Rraja akuzohet se ka marrë pjesë në atentatin e bërë kundrejt prokurorit Arjan Ndoja i cili mbeti i plagosur bashkë me shokun e tij dhe shoferin, ku ky i fundit ndërroi jetë pasi nuk i rezistoi dot plagëve të marra.