Atentati ndaj Ndoj/ Reagon deputeti: Nuk e besoj as Ramën e as Braçen, ja përse

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar ndaj denoncimit të Berishës, ku ky i fundit e akuzoi atë si të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoj.

Braçe tha se denoncimi është sajuar nga Sali Berisha si kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën ndaj ti.

Ndërkohë, deputeti Myslim Murrizi theksoi se nuk ka besim te asnjëra palë.

“Përderisa janë nën hetim, ka arrestime  kemi një luftë mediatike, ende nuk kemi një deklaratë zyrtarëve të prokurorit. Kriminelët i ka zbuluar politika. I kemi parë edhe të përqafuar me njëri-tjetrin. Nuk jam i priru të besoj emocionet as të Braçes dhe as të qytetarit dixhital derisa të zbardhet ngjarja”, tha Murrizi në Report Tv.