fbpx

Atentati ndaj prokurorit, Ndoja dhe Laho mohojnë konfliktet me Redjan Rrajën

arjan-ndoji.jpeg

Prokurori Arjan Ndoja dhe i plagosuri tjetër në atentatin e 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës kanë mohuar të kenë konflikte me Redjan Rrajën. Prokurori dhe miku i tij janë pyetur në spital pas arrestimit të të riut nga Kruja, por kanë thënë se nuk kanë pasur konflikte me të arrestuarin.

Sipas burimeve nga spitali i Durrësit, prokurori Ndoja ka kërkuar që mjekimin ta përfundojë duke qëndruar nën kujdesin e stafit të repartit të Ortopedisë.

Burimet kanë bërë të ditur se tre prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë disa herë në pyetje të dy të plagosurit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, të cilët vazhdojnë t’u qëndrojnë deklaratave ta dhëna më parë duke theksuar se nuk kanë asnjë konflikt të hapur me asnjë person dhe mbi të gjitha me të arretuarin e vetëm Redjan Rahja.

Dy efektivë të policisë së komisariatit të Durrësit qëndrojnë pas dere prej 17 ditësh. Me urdhër të prokurorit çdo person që kërkon ti takojë duhet më parë të marrë miratimin e përfaqësuesve të akuzës.

Deri më tani për ngjarjen është arrestuar vetëm Redjan Rraja. Katër ditë pas atentatit u zhvilluan kontrolle në të paktën pesë qytete, por pa u konkretizuar. Tashmë edhe pas analizave të gjurmëve në makinën e përdorur për sulmin, në dy kapuçët dhe armët e zbuluara nuk është bërë e mundur zbulimi i autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në atentat, por as gjetja e shkakut të sulmit në Shkozet të Durrësit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303