Atentati ndaj shefit të Policisë, Policia jep njoftimin, ‘zbërthen ngjarjen’, në makinë ndodheshin dhe…

sken.jpg

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak më parë ku u qëllua me armë në drejtim të makinës së policisë bashkiake të Malësisë së Madhe dhe për pasojë mbetën të plagosur babë e bir, Xhelal dhe Mentor Hasanaj ku ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Njoftimi i plotë:

Më datë 11.10.2020,  rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik,  një person i paidentifikuar që qarkullonte me  motomjet,  ka qëlluar  me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe   ku udhëtonin  shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake  në Malësinë e Madhe  dhe Xh. H., i ati i tij,  të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore  dhe po  kontrollohet zona  ku dyshohet se ka lëvizur autori.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit

scroll to top