fbpx

Atentati në Durrës, vdes në spital edhe shoku i viktimës

durres.jpg

Ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra 33-vjeçari Genci Caci, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmjes së të martës në Durrës.

Në atentat u vra Edison Harizaj, i cili ishte pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë. Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to.

Ai njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe në vitin 2012 të dy janë ndaluar nga policia, ku u gjetën me armë pa leje.

Pista paraprake e ngritur nga grupi hetimor për këtë ngjarje është ajo e hakmarrjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *