fbpx

Atentati në Tiranë, detaje të reja, ja kush është personi i cili iu shpëtoi plumbave

li.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin që iu bë pak më parë në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Bëhet me dije se atentati iu bë shtetasit L.M, 63 vjeç administratori i shkollës private në Tiranë, i cili është qëlluar me armë zjarri teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij në zonën e te Liqenit të Thatë.

Një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të mjetit tip Benz të cilin e drejtonte Masha, i cili udhëtonte i vetëm.

Autori ende i paidentifikuar është larguar në këmbë dhe është shpallur në kërkim. Ende është paqartë nëse kemi të bëjmë me një atentat. Si pasojë e të shtënave, policia raporton se nuk ka persona të lënduar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303