fbpx

Atësia e pretenduar / Gjykata urdhëron ish-interistin të bëjë testin e ADN-së

3103a7f6089b9c11e87456604bd4b252-1285196607.jpeg

Ish sulmuesi i njohur kamerunas, që në karrierën e tij ka veshur fanellën e skuadrave si Barcelona e Interi, Samuel Eto’o është në telashe, pasi një gjykatë spanjolle i ka kërkuar të bëjë testet e ADN-së, për një atësi të pretenduar.

Bëhet fjalë për 20-vjeçaren Erika De Rosario, e cila pretendon se është vajza e sulmuesit kamerunas, pas një marrëdhënieje mes Eto’o dhe mamasë së saj Adilusa De Rosario, të cilët kanë pasur një raport në periudhën 1997-2000.

Vetë sulmuesi nuk ka marrë pjesë në asnjë prej proceseve gjyqësore të zhvilluar deri tani, ndërsa mbetet të shihet nëse do të pranojë t’u nënshtrohet testeve të ADN-së, apo do të kërkojë ndryshim të vendimit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303