Atletico Madrid arrin akordin me spanjollin për 60 milionë

Screenshot_2-10.png

Sulmuesi i Valencias do të kthehet në kryeqytetin spanjoll nën urdhrat e Diego Simeones. Atletico Madrid kanë përfunduar marrëveshjen prej 60 milionë eurosh me Valencian për transferimin e Rodrigo Moreno.

Sipas gazetës Goal zyrtarizimi do të bëhet në ditët e ardhshme. Në garë për të përfituar shërbimet e lojtarit ishin dhe Napoli me Evertonin por ishte oferta e Atleticos ajo që ishte më e bindshme. Sulmuesi do të ketë mundësi të provojë veten që në fillim pasi Diego Costa ka pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Juventus. Ky i fundit do të humbasë ndeshjet e para të sezonit.

Los Colchonero në fillim ofruan Correan + Nikola Kalinic në shkëmbim të Rodrigos. Një shkëmbim ky që ka shqetësuar edhe Milanin pasi kuqezinjtë janë që në fillim të merkatos në ndjekje të Corrëas së Atleticos. Por mes këtyre klubeve nuk ka arritur ende akordi ndaj dhe çështja mbetet pezull.

Rodrigo është një ndër sulmuesit më të mirë të La Liga-s ku në sezonin 2017/2018 ai shënoi 16 gola. Megjithëse sezoni i fundit nuk foli për lojtarin ai tashmë do të shijojë një aventurë të re me skuadrën kryeqytetase.

scroll to top