Atletico, mësim Juventusit dhe Ronaldos

Atletico Madridi e ka mposhtur 2:0 Juventusin falë dy qendërmbrojtësve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve, në Wanda Metorpolitanotw mërkurën në Madrid.

Dy qendërmbrojtësi  Gimenez dhe Diego Godin shënuan për t’i dhënë një fitore dhe një epërsi tejet të rëndësishme skuadrës së Diego Simeones kundër Juventusit të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo.

Me gjithë vendimet e VAR-it që shkuan kundër tij, gjiganti spanjoll ishte skuadër bindëse ndaj vizitorëve nga Torino, dhe do të shkojë në ndeshjen e kthimit pas tri javësh me një epërsi të konsiderueshme në përpjekje për ta siguruar çerekfinalen.