fbpx

“Atmosfera të jetë edhe më e bukur se vitet e tjera” /Pse shumica nuk e mbështeti nismën e ‘festave pa zbukurime’

640-0-5de63eea522f9.jpg

Kërkesë !

Unë si qytetare e Tiranës mundem t’i kaloj festat e fundvitit edhe pa zbukurimet e qytetit dhe ato fonde të shkojnë për ndihmë për njerëzit pa shtëpie ! Po ju? Nëse jeni dakord, ju lutem shpërndani këtë kërkesë !

Fill pas tërmetit shkatërrimtar të së martës që lamë pas, kjo kërkesë u bë virale, dhe aq sa u përqafua nga njerëzit, aq dhe u refuzua. Pasojat ishin fatale, 51 njerëz humbën jetën, qindra të tjerë mbetën të pastrehë, por sipas, psikologëve në kësi rastesh këshillojnë që njerëzit t’i rikthehen rutinës dhe normalitetit sa më shpejt. Situata e zymtë, do të rëndonte edhe më shumë gjendjen psikologjike dhe emocionale, e nuk do të sillte asnjë përfitim nëse do të kapeshim fort pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit.

Gjithashtu mëngjesin e djeshëm, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri i vendit u shpreh se në këto qytete, të prekura rëndë nga tërmeti duhet të rikthehet jeta dhe madje atmosfera duhet të jetë dhe më e bukur se vitet e tjera.

Po juve si e mendoni ?!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303