Presidenti i vendit Ilir Meta vijon udhëtimin e tij në një prej zonave më të bukura të vendit, në Rrethin e Kolonjës.
Ai ka ndaluar këtë mesditë në Barmash të Kolonjës, ku kujton edhe ngjarjen e jashtëzakonshme të rezistencës antifashiste.
“Kolonja është një trevë me ngjarje të jashtëzakonshme të Rezistencës Antifashiste, që na bëjnë krenar të gjithëve.
Sot ndalova në Barmash, ku pushtuesi nazist provoi goditjen e parë, trimërinë dhe heroizmin e popullit tonë në mbrojtje të lirisë së Atdheut.
Nderim përjetë banorëve të Leskovikut, Dangllisë, Panaritit, Vithkuqit e mbarë Kolonjës për rezistencën heroike të 6 korrikut 1943. 🇦🇱”, shkruan Meta në Facebook.