fbpx

“Aty më vdiq dhe…”. Mjeku rrëfim prekës: 33 ditë qëndrova në spital, hoqa të ‘zinjtë e ullirit’

Mjeku i QKUK, Agim Bregaj ka rrëfyer se pas 33 ditëve të qëndrimit në Klinikën Infektive ia doli të fitojë betejën me COVID dhe të kthehet në punë.

 “Sëmundja qa qenë shumë vështirë për mua. Filloi në mënyrë të fshehtë të zhvillohet ku kam humbur peshë. Kam pasur problem me frymëmarrje. Më kanë vendosur në oksigjeno terapi ku kam qëndrua 33 ditë aty. Atë kohë më ka vdekur edhe axha pasi ka qenë me ketë sëmundje. Me thanë të drejtën e kam përjetuar ‘të zinjtë e ullirit’. Pacientëve dhe të gjithëve ju sugjeroj që ta mbajnë higjienën në nivel të duhur, të mbajnë elementet për mbrojtjen nga coronavirusi e mos të habiten me thanë që nuk është asgjë”, shtoi më tej Agim Bregaj.

Doktori thotë se humbja e një familjari të afërt dhe përjetimi i sëmundjes e kanë bërë më të fortë por gjithashtu e kanë bërë të kuptoj rëndësinë e shëndetit të mirë.