Aurela Gaçe tregon përse s’merr më pjesë në festivale

136-905x395.jpg

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka qenë ftuar në një nga emisionet më të dashura për fëmijë “Në Kurthin e Piter Panit”.

Aurela i është përgjigjur disa pyetjeve të cilat u drejtuan nga fëmijët.

Një prej tyre e pyeti këngëtaren rreth arsyes pse ajo ka vendosur që të mos marrë pjesë nëpër festivale.

Aurela nuk hezitoi ti përgjigjej menjëherë:

“Më ka dalë nami se fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua. Po të ishte për mua, do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment që dua ta shijoj dhe të mos kem më emocionet e konkurrimit.”

Shkurt, pastër, qartë dhe pa gabime kjo ishte përgjigja e Aurelës. Sigurisht kjo nuk do të thotë se nuk do ta shohim më duke kënduar, patjetër që diva do të jetë aktive me projekte të reja./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303