Australi, dëborë dhe akull në Queensland

Australia është përfshirë në një mot të ftohtë me reshje dëbore dhe akull. Reshjet e borës kanë përfshirë zonën e largët të Queensland.

Byroja Australiane e Meteorologjisë e përshkroi atë si një pamje “të rrallë”, duke vënë në dukje se shteti nuk kishte përjetuar rënie të konsiderueshme të borës që nga viti 2015.

Gjithashtu janë lëshuar paralajmërime për stuhi shiu në një shtrirje bregdetare prej 1,000 km e cila përfshin edhe Sydney.

Njerëzit janë nxitur të qëndrojnë në ambiente të mbyllura pasi do të ketë reshje shiu të shumta dhe erëra të forta.

Meteorologët thonë se kjo ishte një dukuri e pazakontë në një shtet me një klimë tropikale./real-news.tv/