Australia lufton me flakët, katër të vdekur nga zjarret

zjarr-ne-australi-4.jpg

Australia vazhdon të jetë e përfshirë nga zjarret. Situata është më keq  në Uellsin e Ri Jugor dhe në Queensland, ku të paktën 300 shtëpi janë djegur dhe katër persona kanë humbur jetën.

Parashikimet zyrtare të motit nuk treguan reshje shiu për Australinë për të paktën tre muaj, duke siguruar një lajm të zymtë ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të shuar më shumë se 100 vatra zjarri të mëdha në bregdetin lindor.

Zjarret e egra në Uellsin e Ri Jugor dhe shtetet e Queensland kanë vrarë katër persona, shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë djegur 1 milion hektarë tokë bujqësore dhe shkurre gjatë javës së kaluar.

Zjarret janë nxitur nga kushtet e thata pas tre vitesh thatësire, që ekspertët thonë se janë përkeqësuar nga ndryshimi i klimës, një faktor që ka ngjallur një debat të mprehtë politik ditët e fundit.

Zjarrfikësit kanë thënë se flakët do të vazhdojnë për javë të tëra nëse nuk ka reshje shiu.

Byroja e Meteorologjisë Australiane (BOM) tha se ekziston vetëm një shans 25% që bregdeti lindor i vendit do të ketë reshje mesatare midis 1 dhjetorit dhe 28 shkurtit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303