Australia pushtohet nga zjarret

Autoritetet Australiane thonë se zjarret e shumta po kërcënojnë shtetin e Uellsit të Ri Jugor (NSW).

Autoritetet australiane po përballen me vatra zjarri të rrezikshme që po djegin mbi 570 mijë hektarë tokë.

Zjarret e përhapura nga pyjet dhe shkurret kanë shkrumbuar disa shtëpi, kanë bllokuar rrugët ndërsa banorëve të shtetit juglindor të Nju-Sauth-Uellsit u është thënë se nuk mund të ikin në këto kushte.

Më shumë se 100 vatra zjarri u raportuan ditën e premte, kryesisht në zonat e thata.

Era dhe nxehtësia deri në 35 gradë Celsius kanë përkeqësuar zjarret, shumë prej të cilave janë në zona të prekura nga thatësira.

Ka raportime për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre në disa vende, me ekuipazh të paaftë për t’i arritur ato për shkak të forcës së zjarreve.

Autoritetet kanë vendosur më shumë se 1.000 zjarrfikës dhe 70 avionë për të shpëtuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur./real-news.tv/