17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Australia vuan nga vala ekstreme e të nxehtit

spot_img

Australianët po vuajnë një valë ekstreme e të nxehtit pas Krishtlindjes, me temperatura në shumicën e zonave të juglindjes së vendit deri në 14 gradë Celsius më të larta se mesatarja për këtë kohë të vitit.

Disa zona të shteteve të Uellsit të Ri Jugor, Victoria dhe Australia e Jugut shënojnë të njëjtën temperaturë mbi 40 gradë Celsius.

Paralajmërimet për zjarre janë lëshuar për disa pjesë të Australisë Jugore, Victorian dhe Australinë Perëndimore, sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë.

Meteorologu Brandon Miller shtoi se Australia ka lëshuar kohët e fundit një alarm që kushtet e El Nino duket të formojnë mbi Oqeanin Paqësor.

“El Nino, i cili karakterizohet nga një ngrohje e ujërave tropikale në Oqeanin Paqësor, sjell kushte më të ngrohta dhe më të thata në pjesën më të madhe të Australisë, veçanërisht në juglindje”, tha Miller.

Janari është zakonisht muaji më i nxehtë i verës në Australi dhe shumë prej tyre kanë frikë se vala e nxehtë mund të jetë preludi për një mot edhe më ekstrem në fillim të vitit 2019./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat