Australianët të lumtur! Qeveria lehtëson masat, rihapen plazhet

1485305954544.jpg

Autoritetet australiane kanë vendosur të rihapin plazhet, pas një mbylljeje 3-javore. Ky vendim u mor pasi gjatë ditëve të fundit është vënë re një rënie e rasteve të reja me koronavirus në vend.

Në Sidnei janë hapur 3 plazhe të cilat mund të frekuentohen nga qytetarët por ende ekziston masa e “Lock Down”.

Në total, Australia ka 6.612 të infektuar, nga të cilët më shumë se 4 mijë janë shëruar, dhe vetëm 71 të vdekur.

Njerëzit në Australi janë mjaft të lumtur me vendimin e qeverisë.

scroll to top