fbpx

Austria i dhuron Republikës Çeke 30, 000 doza të vaksinës anti-Covid

Screenshot_4-2.png

Austria do t’i dhurojë Republikës Çeke  30,000 doza të vaksinës anti-Covid, sipas një deklaratë të kancelarit Sebastian Kurz .“Ne do të mbështesim Republikën Çeke në mënyrë bilaterale duke i dhuruar 30,000 doza dhe besojmë se është diçka shumë pozitive pasi edhe  vendet e tjera europiane  do të bëjnë të njëjtën gjë, tha Kurz.Kurz, e quajti solidaritet dhurimin e dozave, pasi Bashkimi Europian nuk bëri aq sa duhet për të ndihmuar fqinjin e saj .

Pas disa ditë negociatash, ambasadorët e BE ranë dakord të enjten për të ndryshuar sistemin e shpërndarjes së vaksinave të bllokut për 10 milion doza të BioNTech-Pfizer që do të dorëzohen në tremujorin e dytë, kështu që vendet në nevojë mund të marrin më shumë doza.

Nga ato 10 milion doza, 2.85 milion të ashtuquajturat “vaksina solidare” do të ndahen midis pesë vendeve – Bullgari, Kroaci, Estoni, Letoni dhe Sllovaki.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303