Austria, makineri dhe ndihma Kavajës për emergjencat civile

be971ed1-5328-4b99-a6e0-53ab4d607c14.jpg

Austria ka dhënë një ndihmë të çmuar për Shqipërinë  me makineri zjarrfikëse, pajisje dhe trajnime që ia ka ofruar Bashkisë së Kavajës.

Pikërisht për këtë arsye Presidenti Meta priti sot presidentin e Shoqatës Austri-Shqipëri, Ëolfgang Grossruck, të shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe një ekip zjarrfikësish dhe ekspertësh austriakë të  fushës së emergjencave civile.

Presidenti Meta falënderoi Grosssruck dhe miqtë austriakë për ndihmën.

“Fakti që kjo ndihmë vjen mbi bazën e bashkëpunimit me qytetin austriak Grieskirchen është një tregues i nevojës në rritje për integrimin e qyteteve tona me simotrat europiane”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303