fbpx

Austria/ Në izolimin e tretë, 1 miliard euro për bizneset e prekura nga pandemia

Screenshot_2-10.png

Ministri austriak i Financave, Gernot Blümel, ka deklaruar se qeveria do të akordojë rreth 1 miliard euro shtesë për t’i përkrahur bizneset që janë prekur nga pandemia.Austria do të futet në izolimin e tretë pas Krishtlindjeve. Masat e reja të izolimit vijnë vetëm 11 ditë pas përfundimit të izolimit të dytë.

Ministri i Financave njoftoi se kompanitë në nëntor dhe dhjetor kanë paraqitur mbi 120.000 kërkesa për kompensim të dëmit prej 2.2 miliardë eurosh që u është shkaktuar si rezultat i izolimit. Nga kjo shumë, 1.8 miliard euro tashmë janë paguar.Afati i skemës së ndihmave nga qeveria do të zgjatet deri në fund të vitit për një kosto prej 300 milionë eurosh për ndihma të drejtpërdrejta. Qeveria është gjithashtu duke punuar për një paketë ndihmëse për kompanitë që janë prekur nga pandemia në mënyrë të tërthortë.Faza e re e izolimit në Austri do të fillojë më 26 dhjetor dhe do të jetë në fuqi deri më 18 janar. Gjatë kësaj periudhe do të mbyllen dyqanet, restorantet, tetrot, muzetë dhe shkollat. Austria gjithashtu do të vendosë kërkesë për karantinë gjatë sezonit të pushimeve për pothuajse të gjitha vendet e Europës. Kjo masë po shihet si përpjekje për t’i parandaluar vizitat nga vendet fqinje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303