fbpx

Austria njofton tërheqjen nga marrëveshja e OKB-së për emigrantët

kurz.jpg

Qeveria austriake ka njoftuar tërheqjen nga marrëveshja e OKB-së për emigrantët, e cila pritet të miratohet zyrtarisht në dhjetor.

Qeveria e Austrisë ka paraqitur si arsye shqetësimet rreth sovranitetit kombëtar.

“Ka disa pika që i shohim në mënyrë kritike dhe i druhemi rrezikimit të sovranitetit tonë kombëtar”, tha kancelari konservator, Sebastian Kurz.

Ai e mori detyrën dhjetorin e kaluar në koalicion me partinë nacionaliste “Liria”që mbështet politika kundër emigracionit.

Koalicioni i ekstremit të djathtë prej disa javësh po bën fushatë në mënyrë që Vjena ta bojkotojë marrëveshjen.

Marrëveshja Globale për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, e cila nuk është ligjërisht e detyrueshme, u finalizua nga Kombet e Bashkuara në korrik.

Austria aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian dhe Kurz e ka bërë prioritet frenimin e migrimit të parregullt.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *