fbpx

“Autochthonous”, Ismail Morina na kujton: Sot, 4 vjet nga droni që tërboi Serbinë!

Autochtonous.jpg

Droni me flamurin shqiptar i ngritur nga Ballist Morina në stadiumin e Beogradit 4 vjet më parë

Ismail Morina, i njohur ndryshe ndër gjithë viset shqiptare si Ballist Morina, ka përkujtuar sot 4-vjetorin e aktit të tij që ishte përgjigjia e “knock down-it” për korret raciste e nacionaliste të tifozërisë serbe në Stadiumin e Beogradit, ku Shqipëria luante kundër Serbisë në kuadër të eliminatoreve të “Europianit Francë 2016”.

Pikërisht më 14 Tetor të vitit 2014, Shqipëria zbriti në Beograd për të luajtur ndeshjen eliminatore me Serbinë, ndërsa ngjarja me dronin që mbante mbishkrimin “Autochthonous” dhe imazhet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, pasoi një valë dhune ndaj lojtarëve të ekipit tonë kombëtar dhe për këtë Serbët u ndëshkua nga institucionet ndërkombëtare të futbollit dhe drejtësisë sportive.

Ballisti, ose shqiptari më i famshëm i dronit me flamurin “Autochthonus”, u arrestua dhe më pas u burgos në Kroaci nga policia vendase, për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Sot ai është i lirë pasi autoritetet kroate vendosën të mos e ekstradonin Ballistin për shkak se atij i rrezikohej jeta dhe për mos gjykim të drejtë në Serbi.

Shqipëria shkoi në Europianin “Francë 2016”, ndërsa Serbia mbeti në shtëpi, edhe për shkak të dronit kuq e zi!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *