Autoritet e Shkodrës japin detaje mbi 9 të prekurit, por ku po dyshohet tjetër? Bashkia nis dezinfektimin

cov.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga 9 të prekurit me koronavirus në Shkodër. Kanë qenë vetë autoritetet e Shkodrës ata që kanë sqaruar se nga 20 mostrat e marra dje, rezultuan 9 pozitiv, 6 prej tyre në një familje në Dobrac dhe 3 në familjen Kiras.

“Ju informojme mbi situaten  epidemiologjike ne territorin e Qarkut Shkoder.

Nga 20 mostrat e marra dije rezultuan edhe 9 pozitive, 6 prej tyre ne nje familje ne Dobrac dhe 3 ne familjen Kiras, duke e rritur gjuthsejt ne 31 rastet pozitiv ne Shkoder dhe Vau Dejes, nderkohe jane rreth 50 persona ne vetkarantinim.

Vijon intensivisht puna e NJVKSh per gjurmimin e rasteve te dyshuara.

Nga Bashkia Shkoder po merren masa gjate dites sotme per dezinfektimin e kampingjeve te komunitetit egjiptian pasi kemi nje rast te dyshuar mbreme nga kjo kategori per te cilen presim pergjigjen e tamponit qe eshte derguar nr ISHP ne Tirane.

Nga Strukturat e DVP vijojne sherbimet per ndalimin e qarkullimit te kesaj kategorie ne qytet e cila mund te jete premis i shperndarjes se infeksionit covid – 19.

Per vijimin e situates do ju informojme periodikisht”, njofton prefektura.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303