fbpx

Autoritetet italiane: Izolimi mund të zgjatet deri më 16 maj

Kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli përsëriti nevojën për të mos braktisur masat e kontrollit dhe izolimit si dhe parashikoi se këto masa mund të zgjaten deri më 16 maj.

Borrelli tha se “ deri në 16 maj, mund të kemi të dhëna të mëtejshme pozitive që na këshillojnë të rifillojmë aktivitetet dhe të fillojmë fazën 2 “.

“Situata aktuale na lejon të marrim frymë, veçanërisht për sa i përket ambienteve spitalore dhe kujdesit intensiv që po lehtësohet nga presioni”, u shpreh Borelli.

Kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se:

“Nëse spekulojmë tani mbi kufizimet, përpjekjet do të ishin të kota”.