fbpx

Autoriteti Portual Durrës jep njoftimin: 37 marinarët shqiptarë mbërritën, 4 javë të bllokuar në Itali

port.jpg

Autoriteti Portual Durrës me anë të një njoftimi, ka bërë me dije se në port kanë mbërritur 37 marinarët shqiptar të bllokuar prej katër javësh në kroçerat dhe tragetet e kompanisë GNV, në Itali.

Ata do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Njoftimi i plotë:

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Portin e Durrësit 37 marinarët shqiptarë, të cilët prej 4 javësh kanë qënë të bllokuar në tragetet e kroçerat e kompanisë GNV, në Itali. Riatdhesimi i tyre është bërë i mundur falë bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtoria e Përgjithshme Detare. Autoriteti Portual Durrës dhe Policia Kufitare kanë vënë në dispozicion logjistikën e tyre për realizimin me sukses të këtij misioni. Pas mbërritjes në Atdhe, nën masa të rrepta shëndetësore, ata do të qëndrojnë të izoluar për një periudhë 2 javore pranë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë në Plepa.

Administrata Detare Shqiptare ka qenë ne kontakt me gjithë detarët Shqiptarë që punojnë në anijet me flamur të huaj, duke i asistuar dhe keshilluar për problematikat që kanë.

Ashtu si të gjithë Shqiptarët edhe detarët tanë nuk janë më vetëm dhe të harruar, por të asistuar dhe të ndihmuar nga të gjitha instancat tona shtetërore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303