‘Autoshkolla’ përplas një tjetër automjet, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin “Bitinçkë” të Korçës.

Raportohet se një automjet autoshkolle ka përplasur një tjetër makinë, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Bëhet me dije se brenda mjetit të autoshkollës gjendeshin 3 persona, të cilët konstatohet se ishin të rinj.

Njëri prej tyre është plagosur lehtë dhe menjëherë është transportuar për në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./real-news.tv