fbpx

Avioni burim i përhapjes së COVID-19, pasagjerja infekton 15 të tjerë

Sipas një studimi të Qendrës për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmindjeve në Britani, udhëtimet e gjata janë “vatër” e përhapjes së koronavirusit.
Sipas një raporti, është zbuluar se gjatë fluturimit nga Londra për në Hanoi të Vietnamit, një pasagjere 27-vjeçare ka infektuar 15 të tjerë që ndodhen në avion.
Sapo mbërriti në Vietnam, 27-vjeçarja iu nënshtrua testit të Covid-19 pasi kishte temperaturë të lartë. Shkencëtarët vendosën ta hulumtojnë këtë rast dhe arritën në përfundimin se u infektuan me koronavirus 12 pasagjerë që ndodheshin në biznes class dhe dy të tjerë në klasin ekonomik si dhe një stjuardesë.

Gjatë fluturimit asnjëri nga rastet e reja me Covid-19 nuk kishte pasur simptoma. Shkencëtarët kanë dëshmuar se “qarkullimi” i ajrit mund të jetë shkak i përhapjes së virusit  dhe se avionët po cilësohen si “vatër” për përhapjen e tij.

Por këto përfundime kërkojnë  prova më të detajuara nga autoritetet e shëndetit publik, rregullatorët dhe industria e linjave ajrore, deklaruan ekspertët. Zyrtarët shëndetësorë deklaruan se pasagjerëve dhe anëtarëve nuk u ishte kërkuar  të mbanin maska ​​në avionë apo  në aeroporte. Të gjithë pasagjerët nga zonat e infektuara me Covid-19, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, u kontrolluan pas mbërritjes.