fbpx

Avioni i Merkel goditet nga një makinë

Merkels-plane.jpg

Aeroplani i Kancelares Angela Merkel është godiur aksidentalisht nga një makinë e një punonjëses së aeroportit.

Gruaja po i jepte makinës në aeroportin e Dortmundit për të bërë fotografi por ka harruar të ngrejë frenat e dorës dhe makina është përplasur tek pjesa e përparme e aeroplanit.

Gazeta gjermane Spiegel ka postuar një fotografi të goditjes së veturës me aeroplanin Global 5000.

Forcat ajrore gjermane e kanë konfirmuar përmes postimit në Twitter se Kancelarja Merkel u kthye në Berlin me një helikopter pasi aeroplani i saj është dëmtuar nga vetura por nuk dhanë detaje të tjera.

Sipas Der Spiegel, gruaja u emocionua kur pa në avion  shenjën ‘Republika Federale e Gjermanisë’ dhe u hodh nga furgoni që po i jepte për të bërë foton.

Zonja Merkel nuk ishte në vendin e ngjarjes në atë moment./real-news.tv/

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303