fbpx

Avioni mbushet me tym, tmerrohen pasagjerët

British-Airways-flight.jpg

Një avion i “British Airways”  është  evakuuar pasi kabina e tij ishte mbushur me tym.

Incidenti ndodhi në fluturimin BA422.

Avioni po fluturonte nga Londra për në Valencia.

Pamjet që tregojnë pjesën e brendshme të kabinës janë ngarkuar në mediat sociale.

Sipas pasagjerëve, avioni fluturoi për rreth 10 minuta me kabinën plot tym dhe se maskat e oksigjenit nuk u vendosën gjatë incidentit.

British Airways i ka kërkuar falje 175 pasagjerëve,  tre prej të cilëve u dërguan në spital.

British Airways kishte dy pilotë dhe gjashtë anëtarë tjerë në ekuipazh të fluturimit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303