fbpx

Avokati i “Babales”: Mos e esktradoni në Shqipëri, i rrezikohet jeta!

Avokati i Albert Veliut, i cili u arrestua në Kosovë ditën e enjte, ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të mos e ekstradojnë klientin e tij në Shqipëri, pasi atij i rrezikohet jeta.

Në një postim në Facebook, avokati shkruan se familjarët e atij që njihet si “Babalja” i kanë komunikuar se Veliut bashkë me djalin u është pranuar azili politik në Kosovë deri në nëntor të vitit 2018.

“Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, sot në Prishtinë është arrestuar klienti im, Z. Albert Veliu, i njohur si BABALJA, shtetas i Shqipërisë. Sipas familjarëve të Albert Veliut, atij dhe djalit të tij i është lejuar kërkesa për azil në Kosovë deri në 29.11.2018. Klienti im pretendon se jeta e tij është e rrezikuar nëse ekstradohet në Shqipëri për shkak të implikimit të tij në aferën që ndërlidhet me Z. Agron Xhafa, vllaun e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Sido që të jetë, besoj që gjykatat në Kosovë do t’i respektojnë të drejtat e personave që kërkojnë azil politik, të garantuara me ligje të Kosovës dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk do ta ekstradojnë zotin Albert Veliu, të cilit i është pranuar azili në Kosovë”, lexohet në postimin e avokatit.

Lër një koment