fbpx

Avokati i Maradonës në sulm: “Mjekët erdhën me vonesë, do kërkoj fajtorët”,

unnamed-1-2.jpg

 

Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e djeshme për shkak të një arresti kardiak, ndërsa kurohej në shtëpi nga një operacion i kryer në tru dy javë më parë prej një hemorragjie. Vdekja e një prej lojtarëve më të mirë në histori ka hedhur dyshime mbi rrethanat e saj.

Sipas raportimeve Maradona kishte ndërruar jetë përpara se ndihma e parë të mbërrinte në shtëpinë e tij në Tigres, Buenos Aires.

Është avokati i tij, Matias Morla, i cili akuzon mjekët për vonesë pas alarmit të bërë nga infermierja e tij personale. Në postimin e publikuar në Twitter, Morla deklaron se ambulanca erdhi për 30 minuta, diçka e paimagjinueshme për vendin ku ndodhej shtëpia.

“Sot është një ditë trishtimi dhe reflektimi të thellë. Ndiej në zemrën time largimin e mikut tim, të cilin e kam nderuar me besnikërinë dhe mbështetjen time deri në ditët e fundit të tij.

Sa i përket raportit të Prokurorisë Publike të San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk kishte ndonjë vëmendje apo kontroll nga personeli shëndetësor i dedikuar për këtë qëllim.

Ambulancës iu desh mbi gjysmë ore për të mbërritur, një idiotësi kriminale. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat të hetohen deri në fund. Ndërsa Diego më ka thënë: ‘Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë’.

Për të përshkruar Diegon si njeri në këtë moment të shkretimit dhe dhimbjes së thellë mund të them: Ai ishte një djalë i mirë, ai ishte futbollisti më i mirë në histori dhe ishte një person i ndershëm. Pusho në paqe vëlla”, shkruan Morla në rrjetet sociale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303