fbpx

Avokati tregon zanafillën e mbylljes së Rinasit: U nis vetëm me dy kontrollorë, të tjerët i mbështetën më pas

85894f81-6921-4f0c-9fdf-e57ae708d958-766x1024.jpg

Avokati i kontrollorëve të Albcontrol, Rezart Kthupi, mohoi që punonjësit janë futur në një grevë.

I ftuar në “Open”, Kthupi tha se kjo situatë që ka ardhur në këtë gradë ka nisur me vetëm dy kontrollorë dhe më pas aty u janë bashkuar edhe të tjerët.

“Ishin dy kontrollorë. Ata paraqiten fillimisht letrat dhe kanë kërkuar periudhë rikuperimi. Pasi paraqitën dokumentet, u kërkuar që të bëhej menjëherë shkëputja e tyre nga puna dhe për mendimin tim ishte totalisht pa të drejtë. U kërkua që tu zgjidhej kontrata e punës. Më pas, duke e parë sa e padrejtë ishte kjo situatë, u bashkuan edhe të tjerët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303