TË FUNDIT

Avokatja habit me deklaratën: Tradhëtia si aksesor, nuk është krim…

Blogerja dhe avokatja shqiptare Erida Baxha ka habitur me deklaratën e bërë në “Abc-ja e Mëngjesit’, teksa ka thënë se tradhëtia është si aksesor që mashkulli e vë në lidhjen e vet për më shumë adrenalinë.

“E quaj tradhtinë si një aksesor që mashkulli e vë në lidhjen e vet për më shumë adrenalinë. Nëse një mashkull më ka tradhtuar jo domosdoshmërisht ka dashur të më lëndojë.

Tradhtia nuk është krim, është një pjesë argëtuese që ai e bën, mund ta marri me shokët, në gara me makina, në një udhëtim, e merr dhe nga një femër tjetër. Unë them që është e paevitueshme, nuk di nëse do ta falja apo jo se varet nga rrethanat”, tha ajo në emisionin ‘Abc-ja e mëngjesit’.

Blogerja ka krijuar blogun “Ligjërisht bjonde” dhe ideja për këtë i erdhi nga qëndrimi para ekranit të Youtube.

“Unë jam një person që rrija shumë në Youtube dhe merrja këshilla nga bloger amerikane. Mendova që dhe rinia shqiptare ka nevojë dhe pse jo mos t’i sjell në shqip”, tha Erida Baxha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat