Babai hedh foshnjen 12 muajshe në lumë, mamaja: Do doja të kisha vdekur…

mama.jpg

Një foshnje 12-muajshe humbi jetën tragjikisht, pasi i ati e hodhi në lumë. Zak Bennett-Eko mendohet se kishte dalë me të birin për të blerë qumësht.

Dëshmitarët thanë se 22-vjeçari hodhi foshnjen në lumë dhe më pas u ul në një lokal për të konsumuar një pije. Tanimë Zak është në paraburgim dhe po merret në pyetje nga policia.

Zjarrfikësit e nxorën foshnjën nga uji dhe e çuan në spital, por nuk ia doli dhe pak kohë më vonë humbi jetën.

Në një status në Facebook, e ëma e tij Emma u shpreh: “Humba foshnjën time. E dua vogëlushin tim dhe kam bërë gjithçka për të. Më leni të vajtoj për fëmijën tim. Jam gjallë, edhe pse do të doja të kisha vdekur”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303