fbpx

Babai i 18-vjeçares së dhunuar deri në vdekje drithëron: Vajza ka qenë nën presion, e pyesnim por s’na tregonte, ai person s’duhej lënë i lirë

vajza-4.jpg

Babai i vajzës 18-vjeçare që u dhunua për vdekje në Kosovë në një deklaratë për RTK ka thënë mes lotësh se e kuptoi vonë se vajza e tij shoqërohej me një person që ka pasur vepra kriminale. Ai theksoi se pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe të kapin të dyshuarin, që sipas tij, i mori jetën vajzës së tij.

Ndër të tjera, babai i 18-vjeçares thotë se vajza ka jetuar për rreth dy muaj me personin që është në kërkim, por sipas tij, vajza e tij ka qenë në presion dhe është frikësuar që t’i tregoj familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati.

Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18-vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik. Po ashtu, ai është shprehur i revoltuar me organet e drejtësisë që kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.

“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, ka thënë ai.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303