fbpx

E rëndë në Vlorë, babai i bërë ‘tapë’ tenton të djegë me benzinë dy fëmijët e tij

Screenshot_2-11.png

Një 40-vjeçar në Vlorë ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë.

Fatmirësisht ka ndërhyrë policia duke arritur t’i shpëtoj në kohë.

Gjithçka ka ndodhur kur Zigur Veshi është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten.

Menjëherë vëllai i tmerruar ka njoftuar policinë. 40-vjecari ka shkuar posht shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij e cila ishte larguar nga banesa një ditë më barë.

Pasi ka folur në emër bashkëshortes kjo e fundit ka dalë në ballkon.

Ai ka nxjerr një bidon me benzinë 1.5 litra dhe është spërkatur me të dy fëmijët.

Policia e cila ishte njoftuar më parë i ka bërë thirrje mos të kryente veprimin e gabuar, pasi po rrezikonte fëmijët.

Ai nuk e ka dëgjuar thirrjen dhe ka nxjerrë çakmakun.

Sapo ka tentuar ta ndezë është neutralizuar menjëherë prej policisë.

Babai është transportuar për në polici së bashku me fëmijët.

Në vëndin e ngjarjes ka mbërritur dhe mamaja e 40-vjecarit e cila ka kërkuar të marr fëmijët ndërkohë që vjehrra e tij dëshmon se ai është i alkoolizuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *