Babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson shkel rregullat e të birit, udhëton drejt Greqisë

nmhjjh.jpg

Babai i Boris Johnson duket se ka thyer rregullat që ka vendosur vetë i biri. Babai i kryeministrit britanik ka udhëtuar nga Britania drejt Greqisë në një kohë kur nuk lejohen udhëtarët nga Britania si pasojë e pandemisë.

Stanley Johnson, 79 vjeç shkoi në Athinë për të vizituar vilën e tij në Pelion. Ai as nuk hezitoi të postojë foto në llogarinë e tij personale në Instagram, duke treguar pamje nga udhëtimi.

Babai i Johnson-it udhëtoi përmes Bullgarisë, pasi qeveria greke ka ndaluar ardhjen e udhëtarëve nga Britania deri në mes të korrikut.

Duke folur nga ballkoni i vilës së tij, Stanley Johnson tha:

“Unë jam në Pelion si pjesë e një udhëtimi të nevojshëm, duke u munduar ta mbroj pronën time kundër koronavirusit. Më duhet të zbatoj masat e nevojshme në distancë, sepse këtu ata i kanë marrë ato shumë seriozisht. Grekët po përpiqen të bllokojnë ardhjet nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur kur panë që erdha. E vetmja gjë që ata më pyetën ishte nga erdha dhe çfarë bëra, dhe më pas ata matën temperaturën. Nga sa shoh këtu, ardhja e britanikëve nuk do të jetë rrezik, sepse grekët janë shumë të kujdesshëm”.

Kujtojmë se  kjo nuk është hera e parë që Stanley Johnson ka shkelur rekomandimet e qeverisë britanike. Para se të vendosej karantina, ai deklaroi se do të vazhdojë të shkonte në bar, pavarësisht 79 viteve të tij.

“Sigurisht që do të shkoj në një bar, nëse dua të shkoj në një të tillë”.

 

https://www.instagram.com/p/CCHXO5ins-a/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303