25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Babai i Ministres Manastirliu në gjendje të rëndë, Kryebashkiaku zbulon detajet e pathëna

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar pak më parë se babai i Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në betejë me jetën. Kryebashiaku iu përgjigj edhe personave që shajnë vazhdimisht pa u menduar se si ndihet personi që fyen ndërsa hodhi poshtë teoritë për fshehjen e viktimave nga Covidi nga qeveria duke thënë se “është konspiracion”.

“Ka shumë njerëz që mendojnë se jemi prej gome, mund të na shash e të na fyesh dhe ne nuk ndjejmë gjë. Ogerta është një nënë e dy vajzave të mrekullueshme, është një bashkëshortë, është bija e një babai që është i sëmurë dhe në betejë me jetën. Hajde të mos harrojmë njerëzillëkun. Është shumë e rëndë të thuash që po fshihen viktimat.

Paska konspiracion të madh që këtu njerëzit po këputen si lule dhe se merr vesh njeri. Cdo gjë ka masë, kush gënjen por në kohë lufte kur jemi sot, qoftë për një shkollë për Paskuqan apo viktimat që nuk tregohen, duhet të skuqet, duhet të heshtë, të ulë kokën”, tha Veliaj.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat