Babai i zemëruar përballet me kryeministrin në ambientet e spitalit:Vajza ime gati sa nuk vdiq…

Kryeministri britanik u përball me një të papritur ndërsa ishte duke vizituar një repart për fëmijët në Spitalin Whipps Cross.

Aktivisti, Omar Salem, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Johnson, duke thënë se Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i shkatërruar ka ndikuar për keq në kurimin e vajzës së tij. Ai shtoi se spitali ka mungesë mjekësh.

“Vajza ime gati vdiq dje. Sistemi Shëndetësor është i shkatërruar. Tani ju vini këtu për të dhënë konferencë për shtyp? Do të donit që kjo gjë t’i ndodhte fëmijës tënd?’’-i tha aktivisti Johnsonit. Ky moment është shpërndarë nga vetë aktivisti në rrjetet sociale, ndërsa ka pasur  shumë kritika ndaj kryeministrit të Anglisë, Boris Jonson.

Shefi ekzekutiv i spitalit më vonë pranoi se kishte një mungesë të përkohshme të stafit në repart të martën, kjo e shkaktuar nga “një urgjencë e papritur në një pjesë tjetër të spitalit”.

Një zëdhënës i kryeministrit më vonë tha që Johnson po vizitonte shërbimet publike për të parë vetë realitetin e situatës.

Ata shtuan se kryeministri nuk do të fshihej nga ato rrethana kur ai shkon në këto vizita, dhe padyshim që është i prirur të flasë me njerëzit për të parë se çfarë mund të bëjë për të ndihmuar./real-news.tv/