Mihal dhe Anxhelo Llangozi janë dy vëllezërit të cilët mbetën të plagosur si dhe babai i tyre u ekzekutua me armë zjarri në mes të Athinës. Ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e një përplasjeje që viktima dhe dy djemtë e tij kanë pasur me disa të tjerë.
“Vrasësit ishin me origjinë shqiptare”, thanë vëllezërit, shkruajnë mediat greke. Një prej djemve rrëfeu me detaje skenën e vrasjes duke thënë se pas një përleshje, një prej tyre nxori armën dhe filloi të qëllonte në drejtim të familjes.
Për pasojë, një plumb qorr kapi edhe kamerieren e lokalit ku ndodhi vrasja. Nga 8 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes, vdiq në vend babai, i cili doli përpara djemve për ti mbrojtur.