fbpx

“Babai ulëriste”/ Dëshmitarja tregon detaje nga ngjarja në Himarë: Skafi u ngrit menjëherë lart dhe…

Screenshot_2-1.jpg

Të tjera detaje tronditëse zbulohen nga ngjarja në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia. Një pushuese tjetër ka rrëfyer momentin se si ndodhi ngjarja para syve të saj, teksa ajo po pushonte me të shoqin. Shtetasja me iniciale S.M. tregon se bashkëshorti i kishte thënë të lajmëronte policinë për ta larguar skafin, pasi po kryente manovra të rrezikshme. Por, sapo ato po dilnin nga uji për të telefonuar policinë në fraksion sekondash kishte ndodhur tragjedia, Tase e përplasi për vdekje Jonadën. Ajo tregon se si ndodhi ngjarja dhe se si vogëlushja humbi jetën në vend, duke u mbuluar e tëra me gjak.
“Rreth orës 14:00 isha në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji. Pamë se pas nesh ndodhej një skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut. Bashkëshorti më kërkoi që të lajmëroja policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilja nga uji, dëgjova njerëzit që po bërtisnin. Kur ktheva kokën pash skafin e ngritur në mënyrë vertikale dhe pastaj situata doli nga kontrolli. Më pas pash goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babai i vajzës bërtiste që të ndalonte”, ka thënë dëshmitarja e ngjarjes së rëndë në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.
Në dosjen e prokurorisë së Vlorës është dhe dëshmia e një pushueseje, e cila gjithashtu shprehet e shqetësuar për praninë e skafit para se të ndodhte vrasja e vajzës së mitur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303