Një krim makabër tronditi Italinë ku babai vrau dy djemtë e tij dhe më pas u vetëvra. Ishte gruaja, Luana ajo që gjeti trupat e pajetëë.
“E dija, nuk duhej t’i lija me të”, kjo është thirrja e vazhdueshme e nënës që humbi dy fëmijët.
Luana mëngjesin e së enjtes gjeti trupat e pajetë të dy fëmijëve të saj Giada dhe Alessio, 13 dhe 7 vjeç, të goditur me thikë në gjumë nga babai i tyre, Andrea Rossin, 44 vjeç.
“Ajo nuk donte, nuk ndihej rehat kur i linte me të”, përsërit gjyshja Maria para karabinierëve, siç raporton La Stampa .
Burri, vuante prej kohësh nga çrregullime mendore për të cilat po trajtohej, por sipas lajmeve të lëshuara nga autoritetet gjyqësore, ai nuk e kishte pranuar divorcin nga gruaja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë.
Ai e monitoronte Luanën nga mëngjesi në mbrëmje, në punë dhe në kohën e lirë e ndiqte.
“Ai tha se bota ishte e keqe, dhe se duhej të mbronte fëmijët e tij”, thotë nëna e një shoku të klasës së Giadës jashtë shkollës.