Babale/ Të martën prokuroria: Salianji pafajësi apo 5 vjet burg?

Gjykata e Tiranës ka caktuar të martën më 10 dhjetor në orën 13:00, si ditën kur prokuroria jep pretencën për çështjen Xhafaj-Babale, ku te akuzuar janë dhe ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Çeshtja “Babale” mbajti për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke e polarizuar situatën për shkak të pretendimit pre favorizim nga ish-ministri i Brendshëm, të vëllait te tij te dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italianë në burg, ndërkohë prokuroria nisi një hetim sipas opozitës për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcenuar denoncuesit.

Akuza e prokurorisë për kallëzim të rremë në bashkëpunim parashikon burgim deri në 5 vjet burg për Ervin Salianjin i akuzuar si organizator se bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehurit Veliu dhe Alizoti.