13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Babalja”/ Krimet e Rënda sekuestrojnë videon e publikuar nga Ervin Salianji

spot_img

Prokuroria për Krimet e Renda ka sekuestruar videon e transmetuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku shfaqej Fredi Alizoti, i cili është kunati i Babales.

Oficerë të krimeve kanë shkuar në selinë e PD ku kanë bërë administrimin e materialit filmik, në cilësinë e provës materiale.

Në videon e publikuar mbrëmë nga Salianji, Alizoti shprehet se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në datë 1 qershor të këtij viti nga Fieri dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, që i shkon për shtat maxhorancës për hetimet në kuadër të dosjes ‘Babale’.

Fredi Alizoti thotë ndër të tjera se Veliu i ka thënë se “Je me ne, apo me ata”.

Gjithashtu kunati i Babales deklaron se ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë, por Policia e Shtetit dhe kryetari i grupit të PS, Balla kanë hedhur poshtë deklarimet e Alizotit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat