fbpx

“Babi dhe mami dolën pozitiv”. Vajzës së policit i merret tamponi: Ndoshta nga ankthi dhe frika…

ba-2.png

Në emisionin e djeshëm të Top Story, ka qenë rasti i familjes së policit të prekur nga COVID-19, ku e infektuar rezulton dhe bashkëshortja, por pa shenja të dukshme, si dhe dyshohet edhe vajza.

“Po e bëj këtë tampon se babi im ka dalë pozitiv me covid 19 dhe momentalisht ndodhet në spital. Thjesht për çështje sigurie duam ta bëjmë dhe ne. Nuk është se kam patur shumë shenja shqetësues por ndoshta dhe nga ankthi dhe nga frika shfaqen gjithë këto.

Kam mamanë që është pozitive por nuk ka shenja, pra ka dalë pozitive por po e përballon shumë mirë dhe nuk ka problem. Normalisht është frika se mos i ndodh atij diçka në radhë të parë. Është frika se jemi të prekur vetë dhe është frika se kemi të prekur të gjithë të dashurit e tjerë. Por mbi të gjitha na intereson babi në këto momente që të bëhet mirë”, tregon vajza.

Grupi i punës ka shkuar në shtëpi për t’i marrë tamponin vajzës së policit. Sipas ekspertëve lëngu në transport virus medium duhet të jetë ngjyrë rozë, që testi të jetë i saktë.

Pas marrjes së kësaj analize ekipi duhet që të zhvishet me kujdes dhe të dezinfektohet në mënyrë që të mos rrezikoj vetën. Mostra e marrë sipas kushteve dhe standardeve të duhura do të trasportohet pranë Institutit të Shëndetit Publik, ku do të analizohet. Koha për daljen e përgjigjes është tetë orë. Kuptohet që stresi që përjetojnë pacientët deri në marrjen e rezultatit, është i madh.

Termosin fillimisht e merr një laborante dhe e çon drejt dhomës ku do të kryhet analiza.

Fillimisht mostra klinike do të dekontaminohet, do të përpunohet dhe do të analizohet me kohë reale PCR e rekomaduar nga Organizata Botërore, për të gjithë laboratorët në mbarë botën. Nëse mostra del pozitive pacienti në bazë të gjendjes fizike do të izolohet në shtëpi ose do të shtrohet në spital.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303