fbpx

‘Babi të lutem nëse do kokën time…’, 43-vjeçari rrëfen dramën e jetës së tij

Një 43-vjeçar, babai i një vajze 16 vjeçe, si rrallëherë më parë ka ndarë sot me publikun e emisionit ‘Me zemër të hapur’ kalvarin e pafund të probleme dhe peripecive që ka kaluar e po kalon në jetë. Ai rrëfeu se pas një martese me shumë probleme, sot nuk kishte mundësi që të shihte vajzën e tij, e cila tashmë është adoleshente.

Babai apelon për ndihmë, që të gjejë kontakte me vajzën e tij, ndërsa flet dhe për dramat e jetës që i është dashur që të kalojë përgjatë këtyre viteve. Ai tha për gazetaren Evis Ahmeti se familja e ish-gruas i ka marrë çdo pasuri.

Fjala e tij:

“Quhem R .T, nga Dragoti i Elbasanit. Jam 43 vjeç, edhe jetoje ne Gjermani prej 6 vitesh. Jam martuar ne moshen 27 vjeç me nje femër nga Berati me te cilen me njohu tezja ime. E cila kishte krushqi me familjen e ish bashkeshortes time. Martesa jone u be ne 2003 dhe zgjati 10 vjet. Keto 10 vite i jetuam ne Itali, pasi une aty isha me dokumenta. Bera dasmen ne Shqiperi dhe pas tre javesh ikem ne Itali. Pas tre vjetesh mora vllain e nuses ne Itali, te cilit i bera dokumentat me bashkim familjar. Mbas ardhjes se kunatit, pas nje viti e gjysem erdhi vjehrra edhe vjehrri. Edhe ketyre ua bera une dokumentat me bashkim familjar. Pas ardhjes se ketyre ne Itali ndenjen me mua ne shtepine time, edhe e paguanim qirane ne mes, por per te ngrene nuk ju merrja asgjë. Hyri sherri midis meje dhe kunatit. Ata e mbanin kokën lart sepse kishin xhelozi sepse unë kisha ekonomi te mire. Pasi une kisha firme ndërtimi. Lindi sherri midis meje edhe gruas. Por pas një viti martese erdhi ne jete femija jonë i pare. Por ende pa mbushur 5 muaj fëmija i pare nusja ngeli shtatzënë përsëri. Por ajo ne kete shtatzëni ajo pësoi shume probleme edhe doktorët vendosen qe te abortonte fëmijën. Pas dy ditësh ne shkuam per ta abortuar fëmijën. Por kur ndodhi kjo nusja beri vdekje klinike edhe doktorët thane qe; duhet t’i hiqni mitrën sepse nuk del e gjalle. Nusja ishte ne gjendje kome edhe nuk dinte gjë për këtë. Une njoftova kunatin të vinte. Vendosem të dy bashke për të firmosur për të hequr mitrën. Edhe mjeket vendosen ta operonin, sigurisht me dëshiren edhe të saj. E mori vesh pasi ne u munduam t’ja thoshim këtë edhe ajo pranoi. Pas kësaj nisi sherri me familjen e saj duke me akuzuar mua se isha une fajtori për atë që i ndodhi nuses. Ata morën avokat per te denoncuar spitalin per gjithe kete qe ndodhi. Por nuk isha dakort sepse ne e beme me deshire per te shpetuar nusen kete gje. Aty nisen gjithe debatet, une pas kesaj dola nga rruga e Zotit edhe shkoja harxhoja nga 200€ në muaj ne lojëra fati. Por ata ndërhynin shume ne jetën tone. Por une nga ekonomija isha shume mire edhe nusja kishte llogari bankare. Por vjehrri nje dite me mori veç edhe me kërkoi te mos beja me atë që beja dhe t’i betohesha. Une u largova nga ajo gje. Mirëpo ata që nga ai moment edhe pse e lashë atë ves me akuzonin gjithmonë se une isha i papërgjegjshëm. Kur ra tërmeti ne 2006 ne Ankona ne ikëm ne nje qytet tjeter ne Akuila. Edhe aty gjetëm shtepi edhe keta erdhën me ne se bashku. U sistemuam ne dy firma te ndryshme vetëm banesen e kishim te përbashkët. Ne po punonim rregullisht edhe unë paratë ja hidhja nuses ne llogari të vet. Si përfundim ram dakord te blinin një shtepi dhe nje toke ne Rroskavec te Fierit. E blemë bashke të gjithë ne emer te vjehrrit sepse këta njerëzit e nuses u kthyen ne Shqipëri. Leket i pagova unë për token. Këta kishin bere plan të merrnin çdo pasuri timen bashkë me nusen time, por ajo nuk me tregonte asgjë. Si përfundim u kthyem edhe ne ne Shqiperi ku zhvilluam aktivitet disa sera ne Dronovic gati 3 dynym. Por kjo tokë ishte blerë në emër te vjehrrit dhe pagesën e bëra une. Pasi ne u kthyem ne Shqiperi punonim ne sera dhe ata benin hile ne pune, me benin naze edhe une aty kuptova qe ata po me punonin diçka. Keta nuk me lejonin te bisedoja me ta, me neglizhonin. Lindi problemi midis meje dhe gruas edhe pas 3 muajsh ne bëmë divorcin. Ajo e kërkoi divorcin e para. Me thërret Gjykata e Elbasanit për te firmosur një letër për të filluar procedura. Une firmosa letren pa e lexuar, sepse kur jeton gjithe kohen jashte nuk i kupton ligjet. Ajo letër ishte për divorc, aty me hëngrën pabesisht. Vetem kur e marr vesh qe unë firmosa ndarjen. Vajza nderkohë ishte 10 vjeçe. Vajza e mbajti ne kujdestari nena edhe unë i jepja detyrimet ushqimore. Kjo zgjati vetëm 5 muaj që ja dhashë. Sepse një dite unë do coja vajzen te ish gruaja pasi e kisha marr nje dite, rruges i bleva nje embelsire se ajo e hante shume ëmbëlsirën. Arrita te ish gruaja edhe i them merre kete torten se ja bleva gocës ajo filloi te me akuzonte qe gjasme i kisha bere magji. Aty del kunati edhe me hedh tortën surratit. Une dola nga dera e makines ai mori nje hekur dhe me goditi pas kokës. Unë aty rashë pa ndjenja. Më ka marr policia dhe me coi ne spital, aty kam ndenje tre jave ne gjendje te rende. Ndërkohë kur une isha ne spital vjehrri kishte bere letrat sikur une kisha përdhunuar ish-gruan me zor. Kur dola nga spitali me thane se ke një akuze shume te rende, mora avokat dhe pagova, por ish vjehrri tërhoqi denoncimin. Nga ai moment jam larguar ne Itali pas tre muajsh se e kisha edhe krahun e thyer. Ne Itali u njoha me nje italiane me te cilen kam kater vite, femije nuk kemi bashke. Por kjo ka nje fëmijë me ish burrin nga martesa e pare. Qe nga ai moment skam pare me vajzën me sy. Para një viti me erdhi nga  nje mesazh nga nje adresë false ku me shkruante: “Babi te lutem mos vendos foto te miat ne Facebook, nëse do kokën time”. Dua te takoj femijën tim, dhe pasurinë qe me kanë marr ta trashëgojë vajza ime.”, tha ai./bw